Një shqiptar është gjetur i gjakosur dhe pa ndenja nga fqinjët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Artemida të Greqisë.
Mësohet se një 65-vjeçar shqiptar është gjetur i plagosur rëndë në kokë dhe në gjoks në oborrin e banesës së tij.
Si pasojë e plagëve të marra shqiptari ka ndërruar jetë në spital.
Ishin pikërisht fqinjët ata që panë shqiptarin në atë gjendje dhe të alarmuar njoftuan policinë dhe ambulancën
Megjithëse ambulanca e dërgoi me urgjencë drejt spitalit, 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ka ndërruar jetë.
Policia greke dyshon se autorët kanë tentuar të grabisin banesën e viktimës dhe jo se kishin qëllim për ta vrarë.



