Po transportonte 7 emigrantë, arrestohet 32-vjeçari në Korçë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Po transportonte 7 emigrantë, arrestohet 32-vjeçari në Korçë, në kërkim bashkëpunëtori i tij

Në kuadër të aksionit të koduar “Borders 2”, strukturat e policisë Korçë kanë arrestuar në flagrancë një 32-vjeçar nga Peqini, si dhe kanë shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij 41-vjeçar nga Erseka, pasi po transportonin 7 emigrantë.

 

Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari K. P. u kap nga shërbimet e policisë në fshatin Drenovë të Korçës teksa transportonte me automjet drejt Tiranës 7 shtetas të huaj, 2 prej të cilëve nga Bangladeshi dhe 5 nga Somalia. Emigrantët kishin hyrë ilegalisht në territorin shqiptar përmes pikës kufitare të Kapshticës dhe kishin si destinacion përfundimtar kalimin tranzit drejt Malit të Zi kundrejt fitimi

 

Gjatë ndërhyrjes së policisë, shtetasi i shpallur në kërkim E. M., 41 vjeç, po lëvizte me një automjet tjetër për të kontrolluar rrugën dhe për të sinjalizuar praninë e patrullave. Në momentin kur forcat e rendit i kanë bërë shenjë ndalimi, ai nuk i është bindur urdhrit por ka shtuar shpejtësinë duke mundur të largohet përkohësisht.

 

Pas disa orë kërkimesh intensive në terren, policia bëri të mundur lokalizimin dhe sekuestrimin e automjetit të tij të braktisur. Në cilësinë e provës materiale, strukturat e hetimit sekuestruan dy automjete të përdorura në këtë veprimtari kriminale, një aparat celular si dhe një sasi parash në lekë të përfituara nga transporti i paligjshëm.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”, ndërsa vijon puna për kapjen e 41-vjeçarit dhe zbardhjen e plotë të këtij rrjeti trafiku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy