Fier, grabitësit arrestohen për vjedhje nafte, roja i qëlloi për t’i trembur

Fier, grabitësit arrestohen për vjedhje nafte, roja i qëlloi për t’i trembur

Dy të rinj, 27 dhe 28 vjeç, të afërm midis tyre kanë përfunduar në prangat e policisë pasi kanë tentuar të vjedhin naftë në mjetet e kompanisë TAP, por në pranga ka përfunduar edhe roja i mjeteve, i cili ka qëlluar me pistoletë në ajër në përpjekje për të trembur grabitësit

Policia lokale sqaron se ka arrestuar shtetasit Bledar e Gëzim Kumanaku, të dy banues në fshatin Kallm i Vogël.

“Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kallm, kanë tentuar të vjedhin naftën e mjeteve të kompanisë TAP”, sqaron policia.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi Bujar Hazizi, 49 vjeç, banues në Fier (me detyrë roje e një firme private).

“Arrestimi i tij u bë pasi në tentativë për të ndaluar personat e mësipërm, ka qëlluar në ajër me një armë zjarri pa leje. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dy gëzhoja pistolete TT dhe automjeti tip Benz me targa TR 2450 I me të cilin udhëtonin 2 autorët e dyshuar”, thuhet më tej.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje” e mbetur në tentativë në ngarkim të shtetasve Bledar Kumanaku dhe Gëzim Kumanaku si dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake” në ngarkim të shtetasit Bujar Hazizi.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy