
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra Gjyqtarin në Gjykatën së Rrethit Gjyqësor Durrës, Shpëtim Reka.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Lulzim Hamitaj, Alma Faskaj, Genta Tafa (Bungo) pasi analizoi provat dhe fakte dhe provat vendosi sot shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Shpëtim Reka.
Gjatë seancës dëgjimore më 23 shkurt, gjyqtari Reka u përball me barrën e provës në të tre kriteret e rivlerësimit, për të cilat dha shpjegime dhe i kundërshtoi.
Shpëtim Reka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994 dhe punon prej më shumë se dy dekadash si gjyqtar në Gjykatën e Durrësit.



