Qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri, në pranga 23-vjeçari

Qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri, në pranga 23-vjeçari

Një 23-vjeçar, me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit, ka përfunduar në prangat e policisë.

Shtetasit K.V., iu gjet një pistoletë dhe një sasi municioni luftarak në automjetin tip “Benz”.

NJOFTIMI

Kontrolle të befasishme në të gjithë qarkun, për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, me qëllim parandalimin e krimeve ndaj personit dhe pronës.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Blindi", i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Qarkullonte me automjet të blinduar dhe me armë zjarri me vete, vihet në pranga 23-vjeçari me precedent kriminal në fushën e krimeve ndaj personit.

Sekuestrohen armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe një automjet i blinduar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas me precedent kriminal po qarkullonte me armë zjarri në një automjet të blinduar, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor "Blindi'.

Në kuadër të këtij operacioni, në Shëngjin, Lezhë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar dhe kanë vënë në pranga drejtuesin e tij, shtetasin K. V., 23 vjeç, banues në Fushë Kuqe,  Kurbin.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip "Benz", në sendiljen e pasme, brenda një çante dore, shërbimet Policisë kanë gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy