Dy persona kanë mbetur të plagosur pasditen e sotme pas përplasjes së një motoçiklete me një automjet.
Aksidenti ndodhi në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, pranë Knallës.

Të plagosur mbetën drejtuesi dhe pasagjeri i motoçikletes, njëri prej të cilëve me fraktura të shumta.
Ata u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në spitalin rajonal të Lezhës, ndërsa po heton për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.



