
Policia e Krujës ka arrestuar një 41-vjeçar me iniciale E. V., pasi kanosi me armë zjarri kallashnikov, familjarët e tij në fshatin Qerekë.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjet arma e zjarrit kallashnikov me të cilën dyshohet se kanosi familjarët, si dhe 2 armë gjahu.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.



