Rindërtimi në Vaqarr/ Rama: Dorëzohet blloku i parë rezidencial për 33 familjet e prekura nga tërmeti

Rindërtimi në Vaqarr/ Rama: Dorëzohet blloku i parë rezidencial për 33 familjet e prekura nga tërmeti

U dorëzohet blloku i parë rezidencial, familjeve që humbën shtëpitë në tërmetin e 26 nëntorit në Vaqarr.

Kryeministri Edi Rama, i cili mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të banesave, tha se  kjo përpjekje do të ndryshojë jetën e 33 mijë familjeve që janë prekur në të gjithë vendin nga tërmeti i dy viteve më parë.

“U dorëzohet blloku i parë rezidencial, familjeve që humbën strehën në tërmetin e 26 Nëntorit, në Vaqarr. Programi i Rindërtimit po e kthen sfidën e tërmetit nga një fatkeqësi në kthesë transformimi e zonave të prekura më fort. Mirënjohje për Arbërin e “Fundjavë Ndryshe” që na u bashkua duke u solidarizuar me familjet e prekura.

“Këtë fazë tjetër të procesit të rindërtimit që është faza e dorëzimit ta fillojmë në Vaqarr të ndërtuar me dashuri, cilësi dhe dashuri të madhe. Ky bllok ka pranë shkollën 9 vjeçare, gjimnazin, qendrën shëndetësore dhe të gjitha shërbimet e tjera administrative. Sot familjarët kthehen në shtëpi shumë më të mira se sa i kishin. Më vjen mirë që gjithë kjo përpjekje po ndryshon cilësisht jetën e 33 mijë familjeve. Janë 33 mijë familje në të gjithë hapësirën ku ka goditur tërmeti 2 vite më parë. Falë kësaj përpjekje të madha ata janë sot ose në kushte shumë më të mira . Nëse shohim sot listën a atyre që kanë hyrë në shtëpi, janë mijëra e mijëra që banojnë në shtëpi individuale të rindërtuara, janë mbi 500 familje në Tiranë. Jemi në fazën që fillojmë me blloqet.

Kryeministri u shpreh se dorëzimi i banesave të tjera do të vazhdojë në Ndroq, Zall Herr, tek “5 maji” apo edhe në zona të tjera.

“Së shpejti do të hyjnë në shtëpi ata që janë në pritje në Ndroq, Zall Hell, 5 Maji kjo e fundit e cila do të jetë lagja më shembullore e Tiranës pasi gjithçka po rindërtohet nga e para. Në ditët e ardhshme do të hyjnë në shtëpi banorët e Bubqit dhe ku në vend të një situate urbane realisht të degraduar, të gjitha ato familje do të kenë një hapësirë urbane shembullore. Më tej në Thumanë e Laç. Laçi sot po bëhet një qytet nga e para. Në Lezhë ku ka një bllok të tërë që është drejt përfundimit. Në Kavajë apo edhe në Rrëshen, apo lart në Krujë ku sapo ka nisur puna, apo në Durrës ku ishte goditja më e madhe. Procesi ka pasur vështirësi me titujt e pronësisë për të garantuar që procesi të jetë i drejtë dhe për të garantuar që ata që spostohen nga vendbanimet e mëparshme të marrin titujt e pronësisë”, tha Rama.

Lagjja e re në Vaqarr për familjet e prekura nga tërmeti, u ndërtua me kontributin e përbashkët të qeverisë shqiptare, për infrastrukturën, qendrën komunitare, shkollën e njësinë administrative dhe Fondacionit “Fundjavë Ndryshe”, që ka investuar dhurimet e qytetarëve për familjet e prekura nga tërmeti, në 20 shtëpi të reja.

Nga ana e bashkisë së Tiranës është ndërtuar komplet infrastruktura e kësaj lagjeje.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy