
Pas Dhomës Kombëtare të Avokatisë, edhe avokatët e qytetit të Fierit njoftojnë se do të bojkotojnë proceset gjyqësore për tre ditë.
Ky vendim vjen si shenjë proteste ndaj vrasjes së kolegut të tyre, Ravik Gurra, pak ditë më parë, në Elbasan.
Derisa të identifikohet personi përgjegjës që ka kryer vrasjen e tij, avokatët e qytetit të Fierit paralajmërojnë jo vetëm pëzullim të punës nga data 26 deri më 28 mars, por edhe përshkallëzim të mëtejshëm të protestave të tyre.
“Nuk do të ofrojmë asnjë shërbim avokatie përveç ndonjë mase sigurie ose asistencë ligjore për të mitur”, është shprehur Avokat Ylli Asimetaj.
Bojkoti i paralajmëruar për këto tre ditë mund të zgjasë nëse ende nuk zbardhet vrasja e avokatit Ravik Gurra, ngjarje e cila ka ndodhur ditën e premte në qytetin e Elbasanit.



