Përplaset me mjetin korrës, ndërron jetë 63-vjeçari në Divjakë

Përplaset me mjetin korrës, ndërron jetë 63-vjeçari në Divjakë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Grabjan të Divjakës, ku dy automjete janë përplasur e ku për pasojë një person ka vdekur.

63-vjeçari me inicialet K.Q është përplasur me një automjet korrës dhe për pasoj ka ndërruar jetë.

Informacion paraprak i policisë:

Në datën 28.04.2020, në fshatin Grabjan, shtetasi K.Q, 63 vjeç, banues në fshatin Kashtëbardhë, Lushnje, duke udhëtuar me motomjetin e tij, është përplasur me një mjet bujqësor(motorrkorrëse) e cila drejtohej nga shtetasi B.Z., 61 vjeç, banues në Grabjan.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit, shtetasi K.Q.

Është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lushnje drejtuesi i motorrkorrëses dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy