Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Çole” në Vlorë. Një mjet i cili udhëtonte në këtë zonë, mësohet se është përplasur me një pemë në anë të rrugës dhe si pasojë ka mbetur i bllokuar një person.
Forcat e policisë dhe zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur nxjerrjen e të plagosurit nga mjeti. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se nga ky aksident kanë mbetur të lënduar 3 persona. Një prej tyre është plagosur rëndë, duke u transportuar me urgjencë në spital.



