I dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një personi, arrestohet 62-vjeçari në  Sarandë

I dënuar me 20 vite burg për vrasjen e një personi, arrestohet 62-vjeçari në Sarandë

Policia e Sarandës ka arrestuar një 62-vjeçar i cili ishte ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 20 vjet burgim në vitin 2002, për veprën penale "Vrasja me dashje".

Bëhet me dije se 62-vjeçari Hair Breshanaj, ka vrarë me thikë për motive të dobta një qytetar në vitin 1988.

Njoftimi i plotë: Sarandë

Finalizohet operacioni policor i koduar "Vrina".

Operacioni, nga Komisariati i Policisë Sarandë, në bashkëpunim Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe strukturat e DVP Vlorë.

Kapet dhe vihet në pranga, në fshatin Vrinë, një shtetas i shumëkërkuar, i dënuar me 20 vjet burgim, për vrasjen e një shtetasi, në vitin 1998.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, pas marrjes së informacionit se një shtetas i shumëkërkuar fshihej në fshatin Vrinë, Sarandë, organizuan punën dhe pas disa ditësh mbajtjeje nën kontroll, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja" dhe strukturat e DVP Vlorë, finalizuan operacionin policor të koduar "Vrina", si rezultat i të cilit u bë kapja  dhe prangosja e shtetasit:

- Hair Breshanaj, 62 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 21.12.2000, e ka dënuar me 20 vjet burgim, për veprën penale "Vrasja me dashje". 62-vjeçari, më datë 24.11.1998, në lagjen "Uji i Ftohtë", Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta, ka vrarë me thikë shtetasin N. N.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy