Plagosja në Korçë, flet motra: E përndiqte prej dy vitesh, i zuri rrugën dhe e goditi me thikë

Plagosja në Korçë, flet motra: E përndiqte prej dy vitesh, i zuri rrugën dhe e goditi me thikë

Detaje të reja janë zbuluar nga plagosja me thikë e ndodhur paraditen e sotme në afërsi të zonës së quajtur ‘Trekëndëshi’ në qytetin e Korçës.

Motra e të plagosurës, Marjana Plaku e cila ka qenë dëshmitare okulare shprehet se pa autorin që i doli përpara motrës së saj, e shtriu në tokë dhe më pas e goditi me thikë.

Ajo shprehet se çifti ka pasur shumë probleme dhe se motra e saj i dha fund lidhjes 2 vite më parë, por që ai nuk e linte rehat duke e ngacmuar dhe përndjekur vazhdimisht.

E pashë që nga spitali, motra po kalonte rrugës së spitalit dhe ai i doli përpara, e shtriu në tokë dhe e goditi me thikë. Ka pasur shumë probleme më përpara, e ndiqte prej 2 vitesh, pasi motra i dha fund lidhjes. Motra e kishte denoncuar në policia, ajo u pajis me urdhër mbrojtje por vazhdonte përsëri ta përndiqte.

Autori ishte në Greqi për 4 muaj, u kthye dhe filloi prapë ta ngacmonte. Ajo dilte për punën e saj, ai se linte rehat. Motra i thoshte mos më ndiq, se jam me burrë e fëmijë. Motra ka shtruar nipin këtu, ai e pa dhe e shtriu poshtë, ia futi thikën.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy