Mat/ Kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve, procedohet 78-vjeçari, në banesë i gjendet armë dhe municione

Mat/ Kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve, procedohet 78-vjeçari, në banesë i gjendet armë dhe municione

Një 78-vjeçar me iniciale S.M. është proceduar penalisht pasi ka kanosur faturisten pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.

Bëhet me dije se 78-vjeçari nuk ka pranuar të paguajë financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, dhe  është konfliktuar dhe ka kanosur faturisten.

Të moshuarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Njoftimi: Mat

Falë ndërhyrjes në kohë dhe veprimeve profesionale të Policisë, parandalohet përshkallëzimi i një konflikti ku një 78-vjeçar, kanosi faturisten e degës së Ujësjellës Kanalizimeve në bashkinë Mat.

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 78-vjeçari.

78-vjeçarit i gjenden dhe sekuestrohen në banesë 1 armë gjahu dhe një sasi municioni luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, pas marrjes së njoftimit për një konflikt në lagjen "Pjetër Budi", në qytetin e Burrelit mes një banori të kësaj lagjeje dhe punonjëses së ujësjellësit, kanë organizuar menjëherë punën, për parandalimin e përshkallëzimt të konfliktit.

Si rezultat i vlerësimit të situatës dhe ndërhyrjes së menjëherëshme, u kap dhe u shoqërua në Komisariat shtetasi S.M., 78 vjeç, banues në Burrel, për të cilin prokurori vendosi procedim në gjendje të lirë.

Ky shtetas nuk ka pranuar të paguajë financiarisht detyrimet mbi konsumimin e ujit në banesën e tij, duke u konfliktuar dhe kanosur shtetasen S.F., me detyrë faturiste pranë degës së Ujësjellës Kanalizimeve në Mat.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë, kanë dhe sekuestruar 1 armë gjahu dhe 320 copë fishek.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy