Me armë dhe municione në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Dimal

Me armë dhe municione në banesë, arrestohet 50-vjeçari në Dimal

Policia e Dimalit ka arrestuar një 50-vjeçar me iniciale V. Sh pasi gjatë kontrollit iu gjet në banesë një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje.

Bëhet me dije se i arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. 

Njoftimi: Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë me qytetarët, goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit. Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak. Fshihte në banesë, një kallashnikov dhe fishekë për të, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 50-vjeçari. I arrestuari, i dënuar më parë sërish për armëmbajtje pa leje. Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe të vazhdueshëm me qytetarët, për të përmbushur objektivat e përbashkët, garantimin e rendit dhe sigurisë publike, si dhe goditjen e paligjshmërive, shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal kanë goditur një rast të mbajtjes pa leje të një arme zjarri, rast për të cilin u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi V. Sh., 50 vjeç, banues në fshatin Potoduar, Dimal.

Gjatë kontrollit në banesën e 50-vjeçarit, Policia gjeti të fshehur një armë zjarri kallashnikov dhe municion luftarak, të cilat posedoheshin nga ky shtetas, pa leje. Arma dhe fishekët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy