Tregtonin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Tiranë

Tregtonin mallra kontrabandë, dy të arrestuar në Tiranë

Dy persona janë vënë në prangat e policisë së Tiranës gjatë operacionit të koduar “Last box” të akuzuar për tregtim të mallrave kontrabandë.

Si rezultat i operacionit u bë arrestimi në flagrancë i A. L., 50 vjeç dhe D. K., 39 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në një subjekt shërbimi postar, në rrugën “Eshref Frashëri”, me administrator shtetasin D. K.. dhe ortak shtetasin A. L., shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, mallra dhe produkte të ndryshme, pa faturat tatimore përkatëse apo deklarata doganore për origjinën e tyre.  

Gjatë kontrollit në këtë subjekt janë gjetur edhe dy shtetase, të punësuara në mënyrë të paligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy