
Policia e Fierit bën të ditur se mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë 80 vjeçari i cili disa ditë më pare është dhunuar fizikisht së bashku me bashkëshorten e tij.
80-vjeçari Namik Rustemi, si pasojë e dhunës ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Fierit. por ka vdekur sot ne spitalin rajonal Fier.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Fier arrestuan autorin shtetasin Ilir Nukaj, 47 vjeç, banues në fshatin Povelçë, Fier.
Kjo ngjarje ka ndodhur ne fshatin Povelçë, në ambientet e jashtme të dyqanit ushqimor në pronësi të shtetasit viktimës N.R, shtetasi I.N autori për motive të dobëta ka goditur me grushte në pjesën e kokës, shtetasin N.R, 80 vjeç dhe bashkëshorten e tij, shtetasen A.R, 77 vjeçe.
Si pasojë e dhunës shtetasi N.R, ndodhej i shtruar dhe intubuar në spitalin rajonal Fier në gjendje të rëndë, edhe pse ishte në kujdesin e mjekëve ka gjetur vdekjen, ndërsa shtetasja A.R bashkëshortja e tij, pasi ka marrë mjekim ne spital është larguar drejt banesës së saj.
Për këtë ngjarje materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprën penale ‘‘Plagosje e rëndë me dashje’’, ku për autorin është dhënë dhe masa e sigurisë ‘burg pa afat’.



