
Policia e Devollit bën të ditur se një person, rreth 70 vjeç është gjetur i pajetë në Devoll, në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Ponçarë.
Nga këqyrja e trupit të personit të pajetë, nuk janë konstatuar shenja dhune.
Devoll/Informacion paraprak
Më datë 18.10.2023, rreth orës 10:15, në fshatin Ponçarë, Devoll, pranë vendit të quajtur "Qafa e Minave", është gjetur i pajetë shtetasi L. Z., rreth 70 vjeç, lindur në fshatin Ponçarë dhe banues në Lushnjë.
Nga këqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se L. Z., mund të ketë ndërruar jetë për shkaqe natyrore.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



