Dogjani: Grupet kriminale më të organizuara, e kontrollojnë policinë (VIDEO)

Dogjani: Grupet kriminale më të organizuara, e kontrollojnë policinë (VIDEO)

Ish-deputeti demokrat Asllan Dogjani, ndan bindjen se drejtuesit e policisë janë të lidhur me krimin, korrupsionin dhe pushtetit.

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se në Shqipëri ka disa mini shtete brenda shtetit, pasi grupet kriminale janë organizuar si të tilla. 

 

Sipas tij, grupet kriminale janë të organizuara më mirë se policia, madje e kontrollojnë atë.

 

Drejtuesit, shefat e policisë janë të lidhur me paaftësinë, krimin, korrupsionin dhe të gjitha gjërat. Policia, pasiguria, është produkt i kësaj politike, sepse çdo gjë niset nga politika. Ne sot kemi rendin dhe sigurinë, por në ditët më të këqija të saj, ngjarjet kriminale janë të rënda dhe po rriten përditë. 

 

Në Elbasan sheh një djalë që del me maskë në mes të kamerave pa pikë frike, afrohet tek makina dhe qëllon. Ngjarja e Rinasit është e tmerrshme. Si guxojnë, ku e merr këtë guxim? Në Shqipëri kemi disa mini shtete brenda shtetit. Grupet kriminale janë në formën e një mini shteti. Një grup ka financat, logjistikën, sistemin e vëzhgimit, sistemin e kamerave, territorin të ndarë për pazaret e drogës. 

 

Ka paralajmërimin, ka dhe skuadrën e pushkatimit. Që do të thotë se ky mini shtet është më i organizuar se shteti, se ka në prokurori njerëzit e vetë, ka në polici njerëzit e vetë, ka në politikë njerëzit e vetë. Janë të organizuar më mirë se Policia e Shtetit dhe këta kontrollojnë policinë. 

 

Në fushata elektorale, këto grupe kriminale, këto mini shtete kanë shumë para të drogës, kanë lidhjen me pushtetarët dhe vihen të gjithë në funksion të fushatës për blerjen e votës. 

Këta vihen në funksion të një deputeti apo një tjetri, për të ardhur në pushtet një parti dhe pastaj kërkojnë emërimin e një drejtori policie, emërimin në dogana. Se këta do punojnë për tu fuqizuar në zgjedhjet e ardhshme. Se po të më japë një grup kriminal para për të ardhur në pushtet, unë nuk do mund ta fusë në burg nesër.  Për lojërat e fatit ka mekanizma por nuk ka vullnet për të ndaluar paligjshmërinë. Politikës i interesojnë lojërat e paligjshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy