
Policia e Vlorës ka arrestuar dy persona pasi dyshohet se shpërndanin lëndë narkotike në këtë qytet.
Në pranga ka rënë K. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa dhe G. L., 41 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 140 doza lëndë narkotike cannabis sativa dhe 510 fara të kësaj bime narkotike.
Njoftimi: Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 19”, në vijim të operacioneve të kryera nga Policia e Vlorës, gjatë sezonit turistik, kundër shitjes së lëndëve narkotike, në doza.
Konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.
Për të dyja rastet, arrestohen 2 shtetas, si dhe sekuestrohen 140 doza të lëndës narkotike cannabis sativa dhe 510 fara të kësaj bime narkotike.
Në kuadër të operacioneve të njëpasnjëshme, të mbështetura në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, me fokus goditjen e rasteve të sigurimit dhe ndarjes në doza, me qëllim shitjen, të lëndëve të ndryshme narkotike, specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë finalizuan operacionin policor të koduar “Parts 19”. Si rezultat i këtij operacioni u vunë në pranga shtetasit:
-K. L., 37 vjeç, banues në lagjen “24-Maji”, Vlorë, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 132 doza, të gatshme për shitje, si dhe 510 fara të bimës narkotike cannabis sativa;
-G. L., 41 vjeç, banues në Dhërmi, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 8 doza, me qëllim shitjen;
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.



