
Fatjona Memçaj ishte kandidatja e dytë që raportoi para KLP-së, në cilësinë e kandidates për postin e prokurores së Përgjithshme. Memçaj bëri një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të saj si prokurore.
“Kam qenë një nga prokurorët e parë të Task Force shqiptare për pastrimin e parave, kam drejtuar drejtorinë ligjore në Presidëncë duke bërë akte ligjore që shërbejnë dhe sot. Si drejtore kabineti në Prokurorinë e Përgjithshme dhe si prokurore në Prokurorinë e Apelit. Jam doktore shkencash, kam eksperiencë disavjeçare, jam përfshirë në mësimdhënie, anëtare e bordit të Magjstraturës dhe anëtare e KED. Kam paraqitur në mënyrë të detajuar politikat që do të demonstrojë Prokurori i Përgjithshëm: përmirësim në çdo aspekt procedural që burojnë nga reforma në drejtësisë”, tha ajo.
Nëse tre kandidatët që raportojnë sot në KLP, dalin me pikë të barabarta, atëherë do të merren në konsideratë titujt e tyre shkencorë.



