Kuvendi i Kosovës pa kuorum për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike

Kuvendi i Kosovës pa kuorum për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme energjetike

Kuvendi i Kosovës nuk i ka miratuar sot masat e emergjencës në furnizim të energjisë elektrike.

Për propozimin e Qeverisë morën pjesë vetëm 55 deputetë, derisa votimi u bojkotua nga deputetët e Listës Serbe.

“S’ka kuorum për ta marrë këtë vendim, shihemi në orën 3 e 30”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Gauk Konjufca.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në seancën e jashtëzakonshme të cilën po e mbanë Kuvendi i Kosovës, ku pikë e diskutimit është shqyrtimi i vendimit të Qeverisë për masat e energjisë në furnizimin e energjisë, u ka kërkuar deputetëve të votojnë vendimin e qeverisë për masat e emergjencës me energji elektrike.

Ajo ka theksuar se problemet në furnizim me energji elektrike janë paraqitur sidomos në muajin dhjetor për shkak të avarive të shkaktuara në gjeneratorin të Termocentralet Kosova A dhe Kosova B.

Sipas saj, një shpallje e emergjencës energjetike nuk do të thotë se janë masa kufizuese të menjëhershme, “por një vendim i tillë i mundëson qeverisë marrjen e masave që kanë të bëjnë me vendosjen e kufizimeve me furnizim me energji për konsumator ose vendosjen e obligimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë”.

Qeveria do të mund të fillonte me zbatimin e masave menjëherë, porsa vendimi të miratohej nga Kuvendi i Kosovës në afat prej shtatë ditësh.

Masat emergjente në furnizim me energji përfshijnë: vendosjen e kufizimeve në furnizim me energji për konsumatorët, dhe vendosjen e detyrimeve të veçanta për ndërmarrjet e energjisë.

Kosova po përballet me krizë energjetike. Për pasojë, qytetarët që nga 22 dhjetori po përballën me reduktime të rrymës të konsumit të përditshëm.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy