Posedonte armë zjarri pa leje, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Posedonte armë zjarri pa leje, arrestohet 32-vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestur një 32-vjeçar me iniciale A.P., për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë: Lezhë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Spiten'', i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Lezhë.

Vihet në pranga një 32-vjeçar që posedonte pa leje, 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë), të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve që posedojnë armë, në mënyrë të kundërligjshme, shërbimet e Policisë, mbështetur me inteligjencë informative se një shtetas mbante në banesë, armë zjarri pa leje dhe qëllonte në ajër, me to, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Spiten”, si rezultat i të cilit është arrestuar në flagrancë shtetasi:

-A. P., 32 vjeç, banues në Spiten, për veprën penale "Mbajtja pa leje e armëve, armëve luftarake dhe municionit" dhe "Prishja e rendit dhe e qetësisë publike".

Në bazë të informacioneve të marra rezulton se 32-vjeçari, në fshatin Spiten, Lezhë, kishte qëlluar në ajër, me armët e zjarrit që posedonte pa leje.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri (kallashnikov dhe pistoletë).

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy