Një vatër zjarri është regjistruar në afërsi të fshatit Arshi Lengo, në Gjirokastër.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe te konsiderueshme me shkurre dhe barishte dhe, për shkak të terrenit të thatë, zjarri është përhapur në një sipërfaqe të gjerë.
Flakët janë afruar pranë banesave të fshatit.
Për vendosjen nën kontroll të vatrës së zjarrit kanë ndërhyrë efektivët dhe automjetet zjarrfikëse të Gjirokastrës, konkretisht dy automjete dhe 10 punonjës.
Zjarri po vihet ne kontroll.



