Arrestohen 5 zyrtarë të AKBN, në kërkim ish-drejtori i OST Klodian Gradeci (VIDEO)

Arrestohen 5 zyrtarë të AKBN, në kërkim ish-drejtori i OST Klodian Gradeci (VIDEO)

5 zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore janë arrestuar, dy të tjerë janë shpallur në kërkim si dhe një tjetër është lënë në arrest shtëpie, të akuzuar se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 2 mln dollarësh. Në pranga kanë rënë punonjësit Arben Doda, Simon Marku, Qano Hoxhaj, Denis Durrsi, teksa është lënë në arrest shtëpie Rezarta Sulejmani. Gjithashtu është arrestuar edhe Naim Kasa, biznesmeni në fushën e hidrokarbureve. Sipas burimeve, është shpallur në kërkim biznesmeni i hidrokarbureve Isuf Berber, aksioner edhe i kompanisë Fufarma', si edhe Klodian Gradeci, ish-drejtori OST-së në Tiranë, më herët mbante detyrën e drejtorit të hidrokarbureve të AKBN-së. 

Pas hetimeve ka rezultuar se kompania "Phoenix Petroleum" në pronësi të biznesmenëve Isuf Berberi dhe Naim kanë marrë në shfrytëzim disa puse nafte, por nuk kanë kryer investimet e detyrueshme.

Por 3 punonjësit e AKBN kanë certifikuar në mënyrë të kundraligjshme punimet e pakryera të pasqyruara në këto fatura, si punime të bëra. Ndërsa punonjësit  e administratës tatimore, Arben Doda dhe Simon Marku kanë përpiluar një raport kontrolli në kundërshtim me ligjin duke bërë që kjo administratë të pësojë një dëm ekonomik prej 568.000 USD. 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy