I dënuar në Milano me 10 vite burg/ Arrestohet në Fushë Krujë 47 vjeçari

I dënuar në Milano me 10 vite burg/ Arrestohet në Fushë Krujë 47 vjeçari

47 vjeçari Agim Likaj është arretuar nga Policia në Fushë Krujë pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar këtë shtetas me 10 vite burg për pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas Policisë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas informacioneve të marra nga Departamenti i Policisë Kriminale dhe Interpol Tirana për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar që fshihej në Krujë, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, të shtetasit shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Agim (Artur) Likaj, 47 vjeç, banues në fshatin Arrameras, Fushë Krujë.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos, Itali, më datë 10.09.2020, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për veprën penale "Pjesëmarrja në organizatë kriminale për trafikimin e narkotikëve", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy