
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka njoftuar se nga 10 deri më 23 korrik janë konfirmuar 19 raste pozitive me COVID-19.

IKSHPK njofton se rastet i takojnë grup-moshave nga 0-9 deri 70-79 vjeç, ku grupmosha 30-39 vjeç kishte 4 raste, si grupmosha më e prekur.
Më tej, IKSHPK thotë se COVID-19 më 5 maj ishte deklaruar si emergjencë globale shëndetësore nga OBSH, por që në disa vende ka pasur raste të reja, duke përfshirë edhe Kosovën.
Ky institut ka listuar disa hapa për të ulur rreziqet shëndetësore nga COVID-19, përfshirë praktikumin e higjienës së mirë personale dhe kolektive, qëndrimin në ajër të pastër, testimin për koronavirus si dhe vaksinim me doza përforcuese për të parandaluar COVID-in e zgjatur.



