Prokuroria e Gjirokastrës kërkon 30 vite burg për Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria e Gjirokastrës kërkon 30 vite burg për Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e çiftit të të moshuarve në Dropull

Prokuroria e Gjirokastrës ka kërkuar dënimin me 30 vite burg për Thoma Mastorën, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortëve Kosta dhe Kleoniqi Ilia në fshatin Bodrishtë të Bashkisë Dropull.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 maj 2024 dhe tronditi opinionin publik. Dy të moshuarit, Kosta Ilia, 84 vjeç, dhe Kleoniqi Ilia, 88 vjeçe, u gjetën të pajetë në banesën e tyre nga banorë të zonës. Kosta Ilia u gjet në oborrin e shtëpisë, ndërsa bashkëshortja brenda banesës. Të dy kishin plagë të rënda në kokë dhe trup.

 

Në fazën e parë të hetimeve u dyshua se krimi kishte ndodhur për qëllime grabitjeje. Megjithatë, kjo pistë u rrëzua pasi në banesë u gjetën rreth 5 milionë lekë të reja, të cilat nuk ishin prekur.

 

Pas disa ditësh hetimesh, policia arrestoi Thoma Mastorën, 69 vjeç, fqinj të viktimave. Sipas organit të akuzës, ai dyshohet se i ka vrarë bashkëshortët duke i goditur me sende të forta dhe mjete prerëse.

 

Hetimet kanë arritur në përfundimin se motivi i krimit lidhej me konflikte të mëparshme dhe motive të dobëta, ndërsa është përjashtuar grabitja si shkak i ngjarjes. 

 

Gjatë kontrollit në banesën e të pandehurit u sekuestruan municion luftarak, një mjet prerës dhe prova të tjera me interes për hetimin. Sipas të dhënave të policisë, Mastora ishte dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

 

Seanca e radhës pritet të zhvillohet pas paraqitjes së konkluzioneve përfundimtare, ndërsa vendimi do të merret nga Gjykata e Gjirokastrës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy