Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest në burg për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
Gjatë seancës së mbajtur sot u rrëzua kërkesa e Veliajt për zbutje të masës së sigurisë, ndonëse pala mbrojtëse kishte ofruar garanci pasurore.
Kryebashkiaku i Tiranës nuk ishte i pranishëm në seancën e Apelit, por përfaqësohej nga avokati i tij Ermir Beta.
Kujtojmë që Veliaj ndodhet që prej datës 10 shkurt në paraburgimin e Durrësit, ndërkohë që vijojnë hetimet ndaj tij për korrupsion dhe pastrim parash.
Kundër vendimit të Apelit mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve.



