Ishte dënuar për trafikim të të rriturve/ Kapet teksa fshihej në pyll 41-vjeçari në Kavajë

Ishte dënuar për trafikim të të rriturve/ Kapet teksa fshihej në pyll 41-vjeçari në Kavajë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Dekada”, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Durrës.

Si rezultat i punës gjurmuese dhe operacionale, për lokalizimin, kapjen dhe vënien në pranga të shtetasve të kërkuar për vepra të ndryshme penale, si dhe në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, pasi ishte i dënuar me burgim, është finalizuar operacioni policor i koduar “Dekada”.

Në kuadër të këtij operacioni, u lokalizua në një zonë të pyllëzuar në fshatin Spille, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Xhevdet Xhafa, 41 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Gjykata e Apelit, Tiranë e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet  burgim, për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur", parashikuar nga neni 110/a i Kodit Penal.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy