Një person ka mbetur i dëmtuar si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në një banesë në Fier.
Ngjarja është shënuar rreth orës 15:45, në lagjen “29 Nëntori” në banesën e shtetasit Y. M., ku ka rënë zjarr si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit.
Si pasojë e zjarrit, i moshuari Y. M., ka marrë dëmtime të lehta në duar, teksa tentonte të largonte bombolën që ndodhej në aneksin e shtëpisë.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.



