Gjashtë nxënës të shkollës “Janaq Kilica” janë helmuar gjatë orës së mësimit këtë të premte në Fier.
Nga të dhënat e para mësohet se nxënësit ishin në laboratorin e kimisë duke bërë një eksperiment.
Ata janë helmuar pikërisht për shkak të një reaksioni kimik.
Nxënësit kanë shfaqur probleme në frymëmarrjen dhe kanë shkuar për të marrë mjekësore në urgjencën e Fierit. Sakaq në mesin e të helmuarve raportohet se është edhe një sanitare e gjimnazit.
Informacioni i policisë
Sot rreth orës 13:10, në lagjen “Kastriot”, në një shkollë të mesme në Fier, në kabinetin e laboratorit, gjatë mësimit, 6 nxënës kanë pasur të kollitura dhe vështirësi në frymëmarrje.
Menjëherë nxënësit janë çuar për kontroll mjeksor në Spitalin Rajonal Fier dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Paraprakisht nuk dihet kush ka qënë shkaku i kësaj situate.
Në vendin e ngjarjes shkoi grupi hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrathanave dhe gjetjen e shkakut të kësaj ngjarje.



