Anëtarja e Komisionit të Prokurimeve Publike, Lindita Skeja është nën hetim në të njëjtën dosje me eprorin e saj Jonaid Myzyri. Gjatë një përgjimi të bërë nga SPAK, Skeja teksa bisedon me nënën i thotë se ajo është përdorur nga Myzyri, duke hedhur firmat me sy mbyllur. Nga përgjimi ka dalë edhe një rast grabitje e një shume prej 200 mijë euro në banesën e saj në Librazhd.



