
Nën akuzë për ngacmim seksual ndaj një vajze, riu kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, gjatë shoqërimit, duke përfunduar në pranga.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasin K. V., 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Ngacmimi seksual”, pasi më datë 29.07.2022 ka ngacmuar seksualisht një shtetase.
25-vjeçari gjatë shoqërimit në komisariat, ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.



