I dha ryshfet policit, arrestohet fieraku

I dha ryshfet policit, arrestohet fieraku

 

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për shkeljen e bërë, por arrestohet në flagrancë .

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-Anastas Gallani, 31 vjeç, banues në lagjen "1 Maji", Fier.

Më datën 26.09.2016, në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë, shtetasi Anastas Gallani, duke udhëtuar me mjetin tip “Volswagen”, me targë AA 033 IB, është konstatuar nga Policia Rrugore Lushnje se po lëviste me shpejtësi tej normave të lejuara, 150 km/h.

Në momentin që punonjësi i policisë po përpilonte gjobën, është afruar drejtuesi i mjetit, shtetasi Anastas Gallani dhe i ofron 2000 lekë punonjësit të policisë së qarkullimit rrugor për ta falur për shkeljen e bërë.

Punonjësi i Policisë së Qarkullimit Rrugor ka bërë kapjen në flagrancë dhe shoqërimin e tij në Komisariat.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga Neni 244  i Kodit Penal.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy