IKMT gjobit me 2 mln lekë dy persona, u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat

IKMT gjobit me 2 mln lekë dy persona, u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat

Policia e Kurbinit ka proceduar dhe gjobituri me 2 mln lekë dy persona, pasi u kapën duke gërryer shtratin e lumit Mat.

Aksioni i policisë dhe IKMT ka vazhduar përgjatë lumit Mat, ku konstatoi se disa persona merrnin zhavorr.

Sipas policisë, dy personat e proceduar janë shtetasit L.M 51 vjeç nga Lezha dhe B.A 55 vjeç nga Miloti.

Policia thotë se kontrollet do të vijojnë për penalizmin e çdo subjekti që tenton të marrë inerte pa leje në shtratin e lumit Mat apo që kryen krime mjedisore, si ndërtime pa leje, prerje të paligjshme të pyjeve, ndotje të ambientit dhe lumenjve apo zjarrvënie të qëllimshme pyjeve dhe kullotave.

Ndërkohë më herët gjatë ditës së sotme, IKMT-ja gjatë një aksioni përgjatë lumit Erzen ka prishur 14 barake, pasi përmes aktivitetit të tyre ndotin lumin dhe brigjet e tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy