“Vjeshta” zbulon kanabisin në mes të pyllit në Borsh, në pranga një person

“Vjeshta” zbulon kanabisin në mes të pyllit në Borsh, në pranga një person

Finalizohet pas disa muajsh hetime, operacioni policor i koduar “Vjeshta”, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Borsh, duke u vënë në pranga autori i dyshuar. 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në  fushën e narkotikëve, Komisariati i Policisë Himarë, pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjeshta”.        

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit H. B., 58 vjeç, banues në Borsh, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.   

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve narkotike kanabis sativa të gjetura gjatë kontrollit nga policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy