Një aksident i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin rrugor Fier-Seman, në Fermë Çlirim. Tre automjete të tipit “Benz”, “Opel” dhe “Wolsvagen” janë përplasur, ku për pasojë kjo e fundit ka përfunduar në kanal. Si pasojë e aksidentit mbetën të lënduar tre persona, dy prej të cilëve të mitur. Aksidenti ka shkaktuar trafik të rënduar në dy anët e rrugëve. Të lënduarit ndodhen në Spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.



