
Dy persona të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni dhe vjedhje, janë vënë në prangat e policisë së Elbasanit.
Nga shërbimet e Forcës Operacionale në Elbasan, falë shkëmbimit të informacionit me strukturat e policisë Korçë, është kapur Kristjan (Aurel) Spahi, 46 vjeç, banues në Korçë.
46-vjeçari ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Apelit Korçë, më 3 korrik 2009, e ka dënuar me 9 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 7 vjet e 8 muaj burgim.
Pas ndalimit, Spahi i kaloi strukturave të Drejtorisë së Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.
Po në Elbasan, nga shkëmbimit i informacionit me strukturat e Policisë Gjirokastër, është bërë e mundur kapja e Aldo Sabriut, 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.
30-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga Policia Gjirokastër, më 7 prill 2022, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se ka vjedhur disa orendi shtëpiake në një banesë ku jetonte me qira, si dhe nuk i ka bërë pagesën e qirasë pronarit të banesës, shtetasit M. L.
Pas ndalimit, Sabriu i kaloi Komisariatit të Policisë Tepelenë, për veprime të mëtejshme.



