
Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër në orët e para të mëngjesit të sotëm në Klos.
Rreth orës 05:00, në vendin e quajtur “Qafë Murrizë”, ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur automjeti tip “Benz”, i cili drejtohej nga shtetasi N.S. Nuk ka dëme në njerëz.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



