Emri/ Mbante lëndë radioaktive dhe kimike në një magazinë, në pranga 44-vjeçari

Emri/ Mbante lëndë radioaktive dhe kimike në një magazinë, në pranga 44-vjeçari

Një person është arrestuar nga policia e Kukësit pasi i janë sekuestruar në një magazinë lëndë radioaktive dhe kimike.

Shërbimet policore të DVP Kukës dhe të Komisariatit të Policisë Kukës, të mbështetura nga inteligjenca informative, se në një ambient (magazinë), në qytetin e Kukësit, mbaheshin lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike, si dhe se pronari i këtij ambienti, mbante armë zjarri pa leje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Artizanati”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi Durim Mata, 44 vjeç, banues në Kukës. Shërbimet e Policisë kapën në flagrancë 44-vjeçarin, në ambientin (magazinë) në pronësi të tij, në qytetin e Kukësit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë magazinë, u gjetën dhjetëra bidona plastikë, brenda të cilëve kishte lëndë radioaktive natyrore dhe lëndë kimike.

Ekspertët e Institutit të Policisë Shkencore kanë marrë kampione të këtyre lëndëve, me qëllim ekspertimin kimik të tyre, nga ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë. Vijon puna për të përcaktuar shkallën e rrezikshmërisë së këtyre lëndëve, për shëndetin e qytetarëve, si dhe për të përcaktuar qëllimin e mbajtjes dhe të përdorimit të tyre.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në magazinën e shtetasit Durim Mata, u gjetën edhe një armë zjarri kallashnikov, 3 krehra dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Strukturat hetimore të DVP Kukës, në bashkëpunim me Institutin e Policisë Shkencore dhe me ekspertët e Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të Radiologjisë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijojnë punën për dokumentimin e plotë të këtij rasti. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy