Merr flakë një banesë trekatëshe ne Fier

Merr flakë një banesë trekatëshe ne Fier

Një zjarr i madh ka përfshirë një banesë tre-katëshe në qytetin e Fierit, përkatësisht në lagjen “Apollonia”, mesditën e sotme.

 Mësohet se për shkak të zjarrit, është përhapur tym në qytet, ndërkohë që zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje dhe punojnë për neutralizuar flakët.

Zjarri besohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Njoftimi i Policisë Fier:

Sot rreth orës 12:50, në lagjen “Apollonia”, në katin e tretë të banesës së shtetasit A. Q., në të cilën nuk banonte njeri, ka rënë zjarr.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndijë në një prizë elektrike dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe Zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit.
Po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy