Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Laç-Patok ku për pasojë është plagosur një i ri.
Një 23-vjeçar me iniciale XH.L i cili po udhëtonte me motomjetin e tij u përplas nga një automjet në rrugën dytësore.
Nga përplasja e fortë i riu u dërgua në Spitalin e Traumës, por ende nuk ka informacione për gjendjen e tij shendetësore.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vëndin e ngjarjes për të sqaruar rrethana dhe shkaqet e këtij aksidenti.
Njoftimi i policisë: Kurbin / Informacion paraprak
Në Patok, Laç, ka ndodhur një aksident automobilistik ku janë përfshirë një mjet me drejtues shtetasin F. M. 33 vjeç, me një motoçikletë me drejtues shtetasin Xh. Ll. 23 vjeç.
Për pasojë, është lënduar drejtuesi i motoçiketës, i cili është transportuar për në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor vazhdon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.



