Përplasen nga makina teksa rrinin në lokal, plagosen babë e bir në Tiranë

Përplasen nga makina teksa rrinin në lokal, plagosen babë e bir në Tiranë

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ku të plagosur kanë mbetur dy persona. Sipas policisë, në spital janë paraqitur për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç dhe D. B., 25 vjeç, babë e bir. Të dy këta persona, mësohet se ishin duke qëndruar në lokalin e tyre në afërsi të liqenit të Farkës, ku drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal. Njoftimi i policisë: Më datë 01.07.2023, rreth orës 21:05, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit Ç. B., 50 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi D. B., 25 vjeç. Dy shtetasit kanë qenë duke qëndruar në lokalin e tyre, në afërsi të liqenit të Farkës, dhe drejtuesi i një automjeti dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe është futur në lokal. Grupi hetimor po kalon në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy