
Gjykata e Korçës ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg 38-vjeçarin R, M., i akuzuar për ngacmim seksual nga vajza e tij një vit më parë.
Prokuroria kërkoi dënimin e tij me 6 vite burg, ndërsa Gjykata e dënoi atë me 5 vite burg, por iu ul 1/ 3 e dënimit për shkak te gjykimit të shkurtuar, duke e çuar dënimin përfundimtar në 3.4 vite burg.
Ngjarja ka ndodhur në Maliq të Korçës, në maj të vitit të kaluar, ku 38-vjeçari u denoncua nga e bija 18 vjeçe, për ngacmim seksual, ndërsa paraqiti në polici edhe audiopërgjime.
38-vjeçari i mohoi akuzat, ndërsa deklaroi se natën e ngjarjes kishte konsumuar lëndë narkotike dhe nuk mbante mend asgjë.



