KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro

KPK konfirmon në detyrë prokuroren e Tiranës, Deniona Katro

Prokurorja e Tiranës Deniona Katro konfirmohet në detyrë nga KPK.

Prokurorja Katro e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë u përball të hënën më 10 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për Katron në të tre kriteret e rivlerësimit, ku nga sa u relatua të hënën, i është kaluar barrë prove vetëm për pamjaftueshmëri në blerjen e një automjeti në shumën 256 mijë lekë – gjetje për të cilën ajo dha shpjegime.

Prokurorja Katro mori vlerësim pozitiv edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.

Deniona Katro e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 2001 si oficere e policisë gjyqësore.

 Në vitin 2008 ajo u emërua prokurore në Prokurorinë e Rrethit Durrës dhe prej vitit 2014 punon pranë Prokurorisë së Tiranës, ku ka mbajtur edhe pozicione drejtuese.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy