
Ka përfunduar në 35 minuta protesta e 15-të e radhës para bashkisë së Tiranës.

Siç raporton për ‘MCN live’ gazetari Andon Kello, protesta e sotme ishte më e shkurtër e mbajtur gjatë kësaj periudhe protestuese teksa protestuesit në numër të pakët kanë kërkuar largimin nga detyra te kryebashkiakut Erion Veliaj pas arrestimit të drejtorëve të bashkisë në lidhje me aferën e dosjes 5D.
Gjatë protestës së sotme, disa protestuar kane hedhur vezë drejt policisë, ndërsa në fund të saj sipas gazetarit Kello, janë djegur edhe disa goma, si ritual i protestave të mëhershme.
Ishte pak a shumë një skenar i njëjtë. Protesta ishte e 15-ta me radhë, por zgjati vetëm 35 minuta. Është vërejtur një pjesëmarrje modeste e protestuesve ku megjithatë akuzat ndaj aferës të bashkisë së Tiranës, dhe të qeverisë nuk kanë munguar.
Protesta e sotme ishte thirrje për protestën e 11 korrikut ku do të mbahet një tjetër protestë e cila do të jetë kombëtare.



