Shiste kokainë në pikën e basteve, arrestohet pronari

Shiste kokainë në pikën e basteve, arrestohet pronari

Pronari i një pike lotoje në Kavajë është vënë në pranga për “Prodhim dhe shitje lëndësh narkotike” dhe “Organizim i lotarive të palejuara”.

Erti Kadiu, 31 vjeç, banues në Kavajë, ushtronte aktivitet të kundraligjshëm të shpërndarjes së lëndëve narkotike në biznesin e tij. Gjatë kontrollit të ushtruar ditën e djeshme, në lokalin e tij u gjetën doza lënde narkotike të dyshuar e llojit kokainë, peshore elektronike, municion luftarak dhe kompjuterë për ushtrim lojërash fati pa leje.

Kështu, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 4 kompjuterë lojërash fati, 21 doza lënde narkotike e dyshuar kokainë, 45 fishekë model 56,  15 fishekë model “Parabelium”,  9 fishekë model 54 si dhe një sasi parash në lekë dhe dollar kesh.

Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe disa dokumente shtetërore të dyshuara të falsifikuara.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy