Gjashtë banorë të fshatit Lumas janë proceduar penalisht, pasi protestuan dje për burimin e Sinecit.
Bëhet fjalë për shtetasit: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë.
Këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë penguar punonjësit e Policisë së Shtetit në përmbushje të detyrës së tyre, në mbështetje të kërkesës së Bashkisë Kuçovë për realizimin e investimit për ujësjellësin në fshatin Lumas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”,” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Kujtojmë se banorët e fshatit Lumas në Kuçovë kanë protestuar për të ruajtur burimin e ujit të Sinecit, të cilin me një vendim të Bashkisë do t’i devijohet rrjedha.
Banorët janë përpalsur me policinë, pasi mjetet kanë nisur punën këtë të premte.



