
Dy pushues kanë humbur jetën prag mbrëmjen e sotme, pak pasi janë futur në det për tu larë, njëri në Durrës dhe tjetri në Lezhë. Rreth orës 19:20, në Porto Romano, Durrës, shtetasi H. D., 68 vjeç, banues në Durrës, sapo ka rënë në kontakt me ujin ka shfaqur probleme shëndetësore. Familjarët dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjeherë është transportuar për në spital por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet arrest kardiak. Ndërkohë në plazhin e Tales, shtetasi B.Xh, rreth 52 vjeç, banues në Kamzë Tiranë, sapo ka rënë në kontakt me ujin në anë të detit nuk është ndier mirë. Roja bregdetare dhe pushuesit e tjerë e kanë ndihmuar duke i dhënë ndihmën e parë dhe mënjëher është transportuar në spitalin rajonal, por ka ndërruar jetë. Paraprakisht dyshohet se 52-vjeçari ka pësuar arrest kardiak. Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të humbjes së jetës së 52-vjeçarit.



